Qëlloi me armë në takimin e PD në Laç, arrestohet autori

0

Regjistrimi i disa simpatizantëve që do të merrnin pjesë në procesin e votimit në primare mësohet të ketë qenë shkaku i konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në degën e Partisë Demokratike Kurbin. Bëhet me dije se Van Rica ka kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve të PD-së por kjo ka hasur në kundërshtimin e nënkryetarit të Partisë Demokratike Kurbin Kastriot Marku. Këtu ka nisur dhe debati verbal që më pas degjeneroi me përdorimin e armës nga Rica por që fatmirësisht pa të plagosur.

Pas debatit Rioca ka qëlluar me armë zjarri në koridopret e selisë dhe më pas është larguar menjëherë. Rica është shpallur në kërkim nga blutë e Kurbinit ndërkohë mësohet se ishte punonjës i Policisë Private. Policia e Kurbinit është vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë mbi Ricën rëndon akuza e ‘armqëmbajtjes pa leje’, ‘kanosja’ dhe ‘prishja e qetësisë publike’.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:30 në degën e Partisë Demokratike në Kurbin. Pas një konflikti verbal mes Katriot Markut me detyrë nënkryetar i degës dhe Van Ricës për shtimin e disa simpatizantëve që do të votonin në primare më datë 4 dhejtor ky i fundit ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar në ajër në koridoret e selisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar disa gëzhoja si dhe armën e zjarrit. Rica u arrestua ditën e sotme nga blutë e Kurbinit pas kërkimeve intensive gjatë mbrëmjes së djeshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu