Foshnja thyen këmbën, prindërit akuzojnë pronaren e çerdhes në të cilën e çonin

0

Pronarja e një çerdheje është denoncuar nga  prindi i një fëmije i cili pretendo se foshnjës së tij gjatë qëndrimit në institucion ka thyer kockën e këmbës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një çerdhe në Tiranë ku shtetasja V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, është kallzuar penalisht nga prindi i një foshnje vetëm 18 muajsh pasi dyshohet se i është thyer kocka e këmbës.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 “Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu