Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Sipas burimeve për Infoweb Media, përplasja ka shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e përparme të njërës prej makinave, e cila është dëmtuar totalisht.
Fatmirësisht, nuk ka të dhëna për dëme në njerëz dhe ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Incidenti ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, duke bllokuar trafikun për disa minuta.
Policia po punon për të rikthyer qarkullimin normal dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.