Foto/Berisha publikon dokumentin me firmën e Moisiut

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,duke folur në lidhje me çështjen e Klubit Partizani,  ka publikuar edhe një dokument të vitit 2004 me firmën e presidentit të kohës, Alfred Moisiu.

Ky i fundit i kthente përgjigje të interesuarve se Klubi Partizani nuk ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura

I ftuar në një emision kryedemokrati Sali Berisha tha se, në dosje ka shkresa të shumta me firma të disa presidentëve, e deri 9 ditë para arrestimit të Jamarbër Malltezit.

‘Dokumente zyrtare siç është ky këtu(foto më poshtë) më kushtetutë kreu i Forcave të Armatosura (FA), tregojnë se në përgjigje të shkresës, në planin e përhapjes së FA-së është vetëm Orkestra Frymore e Ushtrisë e cila vendoset në një ndërtesë ngjitur me klubin Partizani.

Lista e pronave që janë në planin e përhapjes së FA-së është top sekret. Presidenti nuk mund ta jepte listën kurrë, por kërkesës së tyre për klubin Partizani se ekziston vetëm orkestra, po jo klubi. Kjo është e vitit 2004.

Shkresa të mëvonshme, gjer në 9 ditë para arrestimit të Jamarbër Malltezit.

Shkresa të mëvonshme, deri tek Bamir Topi, tregojnë se Klubi Sportiv Partizani nuk bënte pjesë në listën e pronave publike të planit të përhapjes së FA-së.

Çfarë bëjnë këta tani.

Megjithëse kanë të gjitha të dhënat për këto që them, merren me dhjetëra faqe për të nxjerrë nëse ishte apo jo. Kërkojnë dekretet e presidentit ti rrëzojnë me dëshmi të rreme.

Edhe këto ditë kanë pyetur 2-3 oficerë nëse ishte apo nuk ishte. Por këtë e provojnë dokumentet dhe asgjë tjetër.

Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi nuk mund ta dërgonin kurrë për privatizim pronën nëse do të ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura.

Klubi Partizani kishte mbetur pronë e një grupi që e shfrytëzonte siç donte vetë. Jepte me qira, merrte tarifa për lojëra dhe shteti e pronarët nuk merrnin asgjë.

Kishte informacione se paguheshin ushtarak për ta lënë në atë gjendje, si territor i askujt” tha kreu i PD-së, Sali Berisha .

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu