Foto/ Cilat janë dy motrat dhe autori i krimit. Vrasja në sy të fëmijëve. Zbardhet dinamika e ngjarjes

0

Ka shkuar drejt zbardhjes së plotë ngjarja e ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku u qëlluan me breshëri armësh dy motra, të cilat gjetën vdekjen menjëherë në banesën e tyre, në një pallat në zonën e Astirit.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ishin në banesën e tyre paraditen e sotme, së bashku me dy fëmijët e njërës prej tyre kur u qëlluan për vdekje nga Përparim Tela (Ademi), dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen, dhe kjo duhet se është bërë shkak dhe për konfliktin me pasoja kaq të rënda.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi u shpreh gjatë një komunikimi me mediat se në momentin kur ka ndodhur vrasja të pranishëm kanë qenë dhe dy fëmijët e njërës prej viktimave, të cilët po merren në pyetje në prani të psikologëve për shkak të gjendjes së rënduar të tyre. Ata pritet që të japin edhe një përshkrim të saktë të mënyrës sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë, për të cilën policia u njoftua nga fiqnjët e viktimave, që dëgjuan krismat e armës.

Drejtori i Policisë tha se autori e ka lënë armën tip kallashnikov në banesë, dhe është larguar me këmbë prej aty, ndërsa burimet bëjnë me dije se Policia ka mbërritur me shumë vonesë në vendin e ngjarjes për shkak të trafikut të rënduar që është këto ditë në kryeqytet.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi: Sapo kanë ardhur në vendngjarje efektivët kanë konstatuar dy viktima, autor i ngjarjes është bashkëjetuesi i njërës prej motrave. Automatikun e ka lënë në banesë, dhe është larguar me këmbë mbrapa pallatit, dhe është larguar me ecje të shpejtë.

Kemi njoftuar edhe rrethet me të cilat kufizohet Tirana për kapjen sa më të shpejtë të autorit. Nën drejtimin e prokurorisë po mblidhen provat dhe do të pyeten dëshmitarët.

Është Përparim Tela dhe tashmë e ka ndërruar mbiemrin në Ademi, arsyeja që ka ndodhur dyshohet të jetë dëshira e viktimës për të mos vazhduar bashkëjetësën. Ngjarjen e kanë parë dhe dy fëmijët e mitur të viktimës.

Policia ka shpërndarë edhe foton e autorit të këtij krimi të rëndë dhe thotë se ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për kapjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu