Vendi javët e fundit është nën pushtetin e flakëve.Edhe në Elbasan janë aktivizuar dy vatra zjarri, përkatëtisht në Zavalinë dhe Gur i Zi. Autoritete bëjnë me dije se një sipërfaqe e konsiderueshme mali me bimësi të ulët dhe shkurre në Zavalinë u përfshi nga flakët, por situata është nën kontroll nga 100 forca të angazhuara,ku po punohet me pompa shpine pasi terreni malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete. Po ashtu, në Gur të Zi, zjarri përfshiu 1 ha bimësi të ulët dhe pemë frutore , por falë angazhimit të 12 efektivëve zjarrfikës dhe 2 mjeteve, situata u stabilizua.
Mirënjohës për angazhimin pa kushte te efektivëve të zjarrfikëses u shpreh kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja.
POSTIMI I PLOTË
🔴SITUATA ME ZJARRET NË ELBASAN 🔥
Prej dy ditësh, ekipet tona Zjarrfikëse, Emergjencat Civile, ASHP dhe forcat e ushtrisë kanë qenë në krye të detyrës për të vënë nën kontroll dy vatra zjarri. 🔥 Një sipërfaqe e konsiderueshme mali me bimësi të ulët dhe shkurre në Zavalinë u përfshi nga flakët, por situata është nën kontroll nga 100 forca të angazhuara 💪 ku po punohet me pompa shpine pasi terreni malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete. Po ashtu, në Gur të Zi, zjarri përfshiu 1 ha bimësi të ulët dhe pemë frutore , por falë angazhimit të 12 efektivëve zjarrfikës dhe 2 mjeteve, situata u stabilizua.
🚒👩🚒 I bëj thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur incidente të tilla. Bashkë, me përkushtim dhe ndërgjegje, mund t’i parandalojmë këto ngjarje të rrezikshme. 🙏