FOTO/ Për 30 vjet mbrojti presidentët e SHBA-ve, kush është snajperisti shqiptar në Shtëpinë e Bardhë

0

Për 30 vite mes snajperistëve në Shtëpinë e Bardhë, në mbrojtje të presidentëve të SHBA, është edhe një snajperist shqiptar.

Lajmin e ka zbuluar prokurori shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i cili ka publikuar një foto të tij, me bluzën me flamurin shqiptar mbi Shtëpinë e BArdhë.

“Përgëzime mikut dhe vëllait tim shqiptar pas përfundimit të misionit në Shërbimin Sekret. Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Gjon Juncaj në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu