FOTO/ Profesori shqiptar nderohet me titullin e lartë në Britani, i dorëzohet nga Princi William

0

Princi William i ka dorëzuar profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë OBE. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka uruar Hoxhajn për titullin, në faqen e tij zyrtare.

“Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Windsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Wales. Andi Hoxhaj është emëruar si ‘Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike’ (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri. Shumë urime Dr. Hoxhaj”, shkruan King-Smith.

Emri i Hoxhajt gjendet mes disa personaliteteve të tjera, të nderuar për kontribut në fusha të ndryshme, teksa titulli iu dha një vit më parë nga Mbreti Charles. Universiteti ku ai jep leksione në fushën e drejtësisë, njihet si një prej më prestigjozëve në botë. Ky nderim i është dhënë për “shërbime në marrëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

Lajmi cilësohet si mjaft pozitiv në një kohë që shqiptarët më së shumti janë lakuar për emigrim dhe aktivitete të paligjshme në Britaninë e Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu