FOTO/ U qëllua me armë afër shtëpisë, ky është biznesmeni që u ekzekutua mbrëmjen e sotme

0

Mbrëmjen e sotme u ekzekutua me armë zjarri afër banesës së tij në Ksamil 48 vjeçari Gramoz Memaj.

Viktima njihej në zonë si biznesmen dhe dyshohet se është qëlluar nga 4 persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Mema ka marrë plagë të shumta në trup dhe ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here