Njoftim i policisë për vrasjen e biznesmenit Gramoz Memaj

0

Një tjetër ngjarje kriminale është shënuar mbrëmjen e kaluar. Burime nga policia bëjnë me dije se Gramoz Memaj, rreth 40 vjeç është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi i hetimit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu