FOTO/ U ther me thikë në vendin e punës, ky është viktima 67-vjeçar në Fier

0

Në foton e mëposhtëme është viktima, 67-vjeçari Petraq Gjika.

Kujtojmë se viktima punonte si roja i serave në fshatin Mbrostar Ura, dhe u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të shtune.

67-vjeçari Gjika u gjet i pajetë jashtë serave nga banorë të zonës. Policia në një njoftim për mediat bëri nme dije se ai kishte plagë të shkaktuara me thikë.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, por bëhet me dije se objekti që ruante ishte iu pajisur me kamera sigurie, çka mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Petraq Gjika është sulmuar edhe në Korrikun e 2018 me thikë nga një person teksa ishte duke pirë kafe në një lokal. Asokohe ai shpëtoi, por fatkeqësisht sot, në një rast të dytë të ngjashëm ndërroi jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu