FOTOJA: Ky është mostra që vrau dhe groposi të miturin në Fier

0

FIER– Ky është mostra që vrau dhe groposi të miturin në Fier. Fotoja është publikuar nga gazetari Arsen Rusta.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen makabër të ndodhur në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij.

Ky i fundit, 38-vjeçari Klodian Çalamëni, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ka tentuar që vite më parë të kryejë një akt të tillë. Ai në 2013-ën më parë ka marrë peng një vajzë të këtij fshati, 16-vjece të cilën e kishte fqinje, por kjo e fundit ka shpëtuar mrekullisht.

Për gati 20 minuta ai bashkë me një shokun e tij, kanë kërcënuar me jetë 16-vjecaren. Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte, ndërsa Çalamëni vijoi jetën i lirë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autori i ngjarjes, ka pranuar krimin e rëndë në polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu