FOTOLAJM/ Shikoni transformimin fizik të Ilir Metës në burg

0

Sot është mbajtur seanca e parë në themel e gjyqit ndaj Ilir Metës dhe ish gruas së tij Monika Kryemadhi.

Gjithashtu kjo ishte hera e parë që ish presidenti i vendit shihej në publik, pas dy viteve qëndrimi pas hekurave në pritje të nisjes së gjykimit.

Fotot dhe videot nga salla e gjyqit tregojnë ndryshimin drastik të kreut të PL, i cili shihet tejet i dobësuar e me flokët e thinjur, të rënë dhe të rruar deri në zero, një pamje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim më herët.

Sytë e tij duken gjithashtu të ënjtur dhe në fytyrë shihet një plakje e rëndë.

Ky transformim përbën një arsye më shumë që, ish Presidenti i vendit të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë.