Një automjet tip fuoristradë, që ishte i regjistruar në emër të një shtetasi shqiptar, shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berlin.
Sipas mediave të huaja, ishin banorët që raportuan për shpërthimin të enjten vonë në mbrëmje në Wilhelmstadt, ndërkohë që sipas tyre, pjesët e makinës ‘fluturuan’ në ajër deri në 30 metra larg.
Policia raportoi ditën e sotme se nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar.
Policia dyshon se mjetit Land Rover Defender i ishte vendosur eksploziv poshtë sediljes së shoferit.
Nga hetimet e para dyshohet se ky ishte një akt hakmarrje.