Fqinjët ‘tmerrohen’ në Itali, njoftojnë policinë, në banesë gjendet trup i pajetë

0

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane, ku trupi i një gruaje është gjetur i dekompozuar në një apartament në zonën e Genzanos.

Nga dhoma e apartamentit vinte një erë e fortë. Disa nga qiramarrësit e pallatit menduan se ishte më mirë që të thërrisnin policinë, që të mund të zbardhte shkaqet e këtij momenti të sikletshëm pët ta.

Zbulimi ishte rrëqethës: sapo hynë në banesën e mbyllur, me ndihmën e zjarrfikësve, efektivët gjetën trupin e një zonje të moshuar, e cila kishte ditë të tëra që kishte vdekur.

Dy, ndoshta tre, javë kishin kaluar nga vdekja e saj, deri në gjetjen e kufomës.

Ngjarja ka ndodhur në Via Einaudi, në një ndërtesë pranë qendrës historike. Sipas hipotezave të mjekut, i cili ka ndërhyrë në vend dhe më pas ka ekzaminuar rastin, vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrore. 77-vjeçarja nuk kishte familje në zonë dhe i ishte besuar bashkisë së Genzanos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu