Franca mbyll kufijtë për vendet jashtë BE-së

0

 Franca do të mbyllë kufijtë me vendet jashtë Bashkimit Europian, në përpjekje për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit,  sipas njoftimit nga kryeministri, Jean Castex.

Ai theksoi se kishte ende një mundësi për të shmangur kufizimin, njoftoi gjithashtu mbylljen e qendrave të mëdha tregtare dhe riforcimin e kontrolleve për respektimin e shtetrrethimit në fuqi .

“Çdo hyrje në Francë dhe çdo dalje nga territori ynë me destinacione ose me mbërritje nga një vend jashtë Bashkimit Europian do të jetë i ndaluar, përveç motiveve të forta, duke nisur nga e diela në orën 00:00″, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu