Francë, shqiptari vret me thikë të dashurën e tij në sy të vajzës së mitur

0

 

Një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Liridon B., ka qëlluar me thikë partneren e tij, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle, ku se 22-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se menjëherë pas krimit i riu nga Kosova është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, 22-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë.

Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.

Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të trafikut të drogës. Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu