Freedom House: Përkeqësim i gjendjes së mediave në Shqipëri

0

Raporti i FreedomHouse për Shqipërinë

Gjetjet kryesore për mediat:

*Media: 86.94 % e tregut mediatik kontrollohet nga Kanalet televizive në pronësi të familjes Hoxha, Frangaj, Hysenbelliu dhe nga Bollino.

*Disa kompani mediatike marrin subvencione nga qeveria qendrore dhe vendore në këmbim të mbulimit të favorshëm.

*Mediat që bëhen kritike ndaj qeverisë, si News 24 e familjes Hysenbelliu, përballen me masa ndëshkuese dhe ngacmime, dhe në disa raste gjoba të mëdha.

*Biznesi blen media për interesa ekonomike

* Gazetarët ndalohen të marrin pjesë në konferencq për shtyp vetëm për shkak të pyetjeve të tyre.

*Ndërhyrja politike dhe e biznesit i shtyn gazetarët të përfshihen në autocensurë

*Partitë u çojnë mediave kaseta të gatshme

*Mjedisi i përkeqësuar i medias vërehet tek sulmet ndaj: Elvis Hilës, Afrovita Hysaj, dhe Elton Qyno

*Reporterja e Balkan Insight, Ola Xama, u sulmua verbalisht. nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe i cilësuar si “një vrasës me pagesë” pas publikimit të një artikulli në lidhje me hetimet për korrupsion

*Gazetarët shqiptarë përballen gjithashtu me kërcënime ligjore për raportimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu