Për shkak se qarku i Elbasanit nuk ka dalje në det dhe në pamundësi për të shkuar në plazh, shumë qytetarë u drejtohen pishinave dhe burimeve ujore për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta të verës por frekuentimi i tyre mund të kthehet në një vendburim infeksioni në rast se kushtet higjeno sanitare nuk janë të duhura. Mjekët infeksionistë nuk Elbasan bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe rritet numri i personave që preken nga infeksionet e ndryshme bakteriale.
Mjeku gjithashtu apelon qytetarët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme që të shmangin ekspozimin e gjatë nën rrezet e diellit.
Gjatë periudhës së pikut numri i rasteve që paraqiten në spital për ndihmë të specializuar mjekësore arrin deri në 20 pacientë në ditë.