Frikë nga murtaja që ka shpërthyer në vendin fqinj. Autoritetet shqiptare kalojnë në gadishmëri, vatra aktive me bruçelozë

0

Ndërsa Greqia vijon të përballet me murtajën e bagëtive të imta autoritetet shqiptare si vend fqinj kanë kaluar në gjendje alerti.Shërbimi Veterinar Rajonal Korçë-Elbasan-Berat ka ngritur taksk-forcë me 11 grupe në terren duke e përqendruar vëmendjen në akset nacionale.Kreu Rajonal Spiro Hunçi bën me dije se grupet e ngritura do të verifikojnë çdo rast të dyshimtë,ndërsa thirrja shkon kryesisht për fermerët e zonave kufitare me vendin fqinj të tregojnë kujdes të shtuar.

Sakaq kreu i Shërbimit Veterinar Elbasan Fatmir Ozuni i njeh fermerët me simptomat që tregojnë se bagëtitë janë të prekura nga murtaja.

Nëse rastet me murtajë ende nuk janë identifikuar në vendin tonë, ato me bruçelozë janë aktive. Një vatër e re është shfaqur së fundmi në një stallë me bagëti të imta në zonën e Korçës.

Përtej shqetësimit që ka përfshirë autoritetet dhe konsumatorin vendas, bëhet me dije se qytetarët nuk janë të rrezikuar nga murtaja dhe bruçeloza pasi në dyqane dhe tregje tregtohet mish i kontrolluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu