Fshati Gracen prej vitesh është duke u braktisur nga njerzit. Banorët që ende jetojnë aty thonë se jeta këtu është ndalur.
Prej 10 vitesh në fshat nuk është bërë asnjë dasmë sepse sipas tyre askush nuk dëshiron të lidhë jetën në këtë vend ku thuajse mungon gjithçka.
Braktisjen nga njerëzit e dëshmon edhe shkolla e fshatit e cila edhe pse është me infrastrukturë të mirë prej disa vitesh i është vënë dryni.
Të vetmit që “gjallërojne” fshatin janë punonjësit e komunës dhe të qendrës shëndetësore, të rinjtë e fshatit nuk gjejnë asnjë arsye të jetojnë këtu.
Nëse dikur në këtë fshat ishin 70 familje sot kanë mbetur vetëm 15 ku pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar dhe tashmë nuk presin asgjë nga jeta.