Fshehje të ardhurash dhe skemë mashtrimi me TVSH, lëshohen urdhër arreste për 7 persona

0

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste të cilat janë duke u ekzekutuar nga Policia e Shtetit në Tiranë, lidhur me goditjen e një grupi që merrej me rimbursimin me TVSH.

Raportohet se mes personave që është lëshuar urdhër arrest, është edhe një shtetas italian i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Deri më tani mësohet se janë ekzekutuar disa prej këtyre masave ndërsa kontrollet vijojnë ende nga policia. Hetimet për këta persona kanë nisur rreth një vit më parë.