Funari destinacioni i preferuar për piknik gjatë fundjavave

0
Screenshot

Fshati turistik i Funarit i cili ndodhet në bashkinë e Elbasanit ka njohur një rritje të ndjeshme të vizitorëve në vitet e fundit. Ky fshat nga viti në vit ka arritur të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë si vendas ashtu edhe turistë të huaj falë bukurisë natyrore si edhe mikpritjes së ngrohtë që ofron për të gjithë. Fluksi më i madh i turistëve në këtë fshat është gjatë fundjavave kur Funari mbushet me grupe vizitorësh që zgjedhin të kalojnë të paktën dy ditë në natyrën e mrekullueshme të këtij fshati por është edhe fshati më i preferuar për të organizuar piknik nga grupet rinore dhe jo vetëm .

Funari ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që duan të largohen nga zhurma e qytetit dhe të kalojnë disa ditë në natyrën e pastër dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve të tij. Megjithatë, për të realizuar potencialin e plotë turistik është ka ende nevojë për ndërhyrje.