Nga Vasilika Puka
Një investim i rëndësishëm i OSHEE është përqëndruar në zonën e Fuanarit për ndërrimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike. Nëpërmjet këtij investimi më në fund i jepet zgjidhje një problematike shumëvjeçare për banorët e asaj zone me potenciale të jashtëzakonshme turistike, por që dritat stakoheshin sa herë q ëmoti prishej. Punimet u inspektuan nga drejtuesi politik I qarkut të Elbasanit Damianin Gjiknuri, kryebashkiaku Gledian LLatja, deputeti Florenc Spaho dhe kryetari I qarkut Bukurosh Stafa.
Sipas Gjiknurit investimet në rrjetin energjitik do ti japin impulse të reja zhvillimit të turizmit dhe bizneseve të zonës.
Damian Gjiknuri-Drejtues Poltik I PS
Kryebashkiaku Llatja u shpreh I lumtur që më në fund në zonë nuk do të ketë stakime pa arsye të energjisë elektrike.
Gledian Llatja-Kryetar I Bashkisë Elbasan
Shumë zona rurale, sikundër Funari kanë probleme sa I takon furnizimit me energji elektrike për shkka të rrjetit të amortizuar energjitik. Kabujt dhe shtyllat janë amoortizuar, ndaj kërkojnë zëvëndësim.