Funari, perla e pazbuluar mes Elbasanit dhe Tiranës

0

 

Funari, një nga destinacionet më piktoreske të Elbasanit, po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj. I njohur për liqenet e tij të kristaltë, natyrën e paprekur dhe mundësitë për ecje malore, kamping dhe çiklizëm, Funari ofron qetësinë dhe bukurinë që mungon në zonat urbane.
Të apasionuarit e natyrës shprehen të mahnitur me çka gjejnë në zonë.

Ndërkohë banorët kërkojnë përmirësim të infrastrukturës dhe mbështetje nga qeveria për sipërmarrjet në fushën e turizmit.

Për të promovuar resurset e zonës, për të disatin vit me radhë pushteti lokal organizon “Funar Fest” një aktivitet që vë theksin te bukuritë natyrore të Funarit dhe synon të nxisë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë malore.

Rreth 20 km larg Elbasanit dhe Tiranës, zona e Funarit ofron qetësi, natyrë të mrekullueshme dhe liqene të kthjellëta. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka lehtësuar aksesin dhe ka rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve veçanërisht fundjavave.