Funari është një nga pikat turistike më të bukura që ka qarku i Elbasanit. Besnikwt e tij mbeten të apasionuarit e natyrës dhe sporteve ujore. Edhe pse ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor ai nuk ka njohur shkëlqimin e duhur për shkak të problemeve që paraqet infrastruktura rrugore, ndonëse kjo e fundit është premtuar disa herë se do të bëhet. Turistët kërkojnë dhe bujtina akomoduese të cilat mungojnë.

Si një mënyrë për të turistët ta vizitojnë këtë perlë bashkia e Elbasanit organizon prej disa vitesh festën lokale “Funar Fest” , por ajo nuk mjafton. Banorë të zonës kërkojnë vwmendje nga pushteti lokal për ta zhvilluar këtë destinacion.

Funari konsiderohet një Zvicër e dytë për nga peisazhi që ka. Një masiv i dendur pyjor me pisha rrethon 4 liqenet të cilët ia shtojnë hijeshinë zonëse e cila ndodhet vetem 23 km larg Elbasanit.

Infoweb Tv/ Entela Duka





