Fundi i arratisë për 52-vjeçarin nga Peqini, i dënuar në Itali për organizatë kriminale

0
Screenshot

Policia e Shtetit bën me dije se nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Peqin u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi:
Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, më datë 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Policia bën të ditur se Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane për ekstradimin e tij.