Furgoni përplas motorin në Elbasan, plagoset një person

0

Një akisdent me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit në afërsi të shkollës “Jorgji Dilo”.

Gazetarja Entela Duka raporton për Infoweb Media, se një furgon mallrash ka përplasur një motor, duke plagosur drejtuesin e këtij të fundit.

Ende nuk dihet gjendja e të aksidentuarit ndërsa policia është në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e kësaj dinamike.

Burimet bëjnë me dije se motorcikleta ka qënë duke dalur nga lagjia teksa është përplasur në kryqëzim nga furgoni.

Nga ky aksident për disa minuta është paralizuar edhe lëvizja e mjeteve, duke krijuar trafik. InfowebMedia

Pamje të sigurara nga InfowebMedia:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu