Furgoni rrëshqet dhe ‘fluturon’ përmbys në arë

0

Autostrada Rrogozhinë-Lushnjë në të gjithë gjatësinë është e mbuluar nga akulli dhe rrezikon seriozisht levizjen e mjeteve të qarkullimit në të.

Prania e dëborës e cila në temperaturat nën zero ka ngrirë, ka qenë shkak i përplasjes se disa mjeteve dhe daljes nga rruga të një furgoni transporti mallrash.

Këto kanë ndodhur në afersi të fshatit Dushk, ku ngrica në autostradë është tepër e madhe.

Prania e dëborës në autostradë e bën levizjen e mjeteve tepër të ngadaltë.

Nga ana tjetër edhe pse është ngricë e temperaturat janë nën zero, askush nuk është kujtuar të hedhë kripe apo skorje në rrugë për të eliminuar akullin për të lehtësuar levizjen e mjeteve. Autoriteti rrugor shteteror nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë e cila është emergjente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu