Problemet nga reshjet e dëborës, Librazhd

0

Probleme për shkak të reshjeve të fundit të borës janë shënuar dhe në qarkun e Elbasanit.

Probleme kryesisht për shkak të pranisë së borës ka në rrethin e Librazhdit dhe Përrenjasit.

Si pasojë e borës dhe e ngricave në rrugë ka probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin Elbasan – Librazhd – Qaf Thanë, që është i kalueshëm vetëm me zinxhirë,.

Ndërkohë nga të dy bashkitë si në Librazhd dhe Përrenjas po punohet për pastrimin e rrugëve te qytetit, ndërkohë rrugët rurale janë të pakalueshme kjo për shkak të trashësisë së madhe te dëborës dhe ngricave.

Gjithashtu për shkak të motit të keq dhe me reshje janë pa energji elektrike rreth 70% e qytetit te Librazhdit ku përfshihet 4 kabina me difekt si edhe njësitë administrative Orenje, Lunik, Stebleve, Qender dhe Hotolisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu