Fusha e vjetër e plehrave në Elbasan rrezikon të shndërrohet në një vend depozitimi të ri mbetjesh. Në kohën që kjo hapësirë u pastrua u projektua se do të ishte një park rekreativ për zonën përreth por jo vetëm. Por aktualisht kjo hapësirë ka nisur të ndotet, ndërsa mungesa e koshave bën që mbetjet të hidhen në tokë”. Kjo siperfaqe e konsiderueshme kur dikur grumbulloheheshin dhe digjeshin plehrat e qytetit të Elbasanit ka nisur sërish të ndotet. Pavarësisht sipërfaqes së konsiderueshme nuk ka asnjë kosh , ndersa fidanët e mbjellur për të filtruar ajrin dhe krijuar hije për qytetarët një pjesë janë tharë.
Të pamëshirshëm frekuentuesit e këtij parku janë treguar me stolat e betonit të cilët kane nisur të degradojnë. Qese, bidona letra shihen të hedhura në tokë ndersa vende vende janë krijuar pellgje me ujë, të cilët kur bashkohen me ndotjen janë një panoramë aspak e këndshme për ata që preferojnë natyrën. Në një kohë kur cështja e inceneratorëve vijon të jetënjë temë e nxehtë për politikën , qytetarët në Elbasan i druhen faktit se kjo hapësirë do të ndotet sërish.
Njëzëri qytetarët elbasanas kërkojnë marrjen e masave nga pushteti lokal, që kjo hapësirë të mos keqpërdoret.
Fusha e vjeter e plehrave në Elbasan ndodhet pranë varrezave të qytetit. Kjo hapësirë u pastrua rreth 6 vite me parë pas ndërtimit të inceneratorit, ndërsa u premtua nga politika se do të shndërrohej në park clodhës.