“Do ju thërras ju, do ju flas nga dritarja. Përtej shakasë ka mjete komunikimi, lejohen letrat nga burgu. Do gjej forma komunikimi. Izolimin tim e kanë bërë edhe për një arsye tjetër. Nuk është kjo forma ime e parapëlqyer e komunikimit përmes rrjeteve, letrave apo tv. Në fushata unë takoj qytetarët, të jemi kudo me orë të gjata. Por besoj që ky dënim politik ka motivuar shumë shumë njerëz. E shoh edhe nga reagimet e qytetarëve. Ata do të motivohen dhe do të jenë një formë tjetër reagimi. Ju e dini që regjimet kur janë në kalbje bëjnë reagime të paimagjinueshme”, tha Salianji.