Fushë-Krujë, i vihet flaka gjatë natës një makine, zbardhet dëshmia e pronarit: Nuk kam konflikte me askënd

0

I vihet flaka gjatë natës makinës së Etnor Alushit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halilaj të Fushë Krujës.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës në momentin që ka shpërhtyer në flakë.

Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Vetë Alushi ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd dhe se makinë ishte lyer me lëndë djegëse.

Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu