Futbolli kërkon paqe, Kombëtarja e Iranit nuk këndon himnin në përballje me Anglinë

0

Përballja mes Anglisë dhe Iranit nuk do të mbahet mend për rezultatin, por për një veprim që shtangu  jo vetëm tifozët, por veprimi i futbollistëve i çoi sinjal të fortë sistemit politik në vend .

Kombëtarja e Iranit shprehu vendimin e bujshëm për mos të kënduar himnin kombëtar. Një vendim unison, që përfshiu të gjithë lojtarët në fushë, si dhe ato në stol, përveç një pjesëtari të stafit, më të zellshëm ndaj Teheranit.

Gjesti u duartrokit nga publiku, madje ishin të shumtë iranianët që u kapën nga kamerat në lot. Jashtë stadiumit Khalifa, protestat e iranianëve ndaj regjimit të ajatollahut ishte edhe më e dukshme, me pankarta që kujtonin vrasjen e Masaha Aminit, vajzës së vrarë në burgjet e regjimit për veshjen e saj.

Një episod që ngriti një valë proteste që ende nuk është shuar, dhe po trondit pushtetin në Teheran. Kapiteni i kombëtares, Ehsan Hajsafi, ishte deklaruar qartësisht edhe para ndeshjes. “Ne lojtarët jemi nga ana e popullit dhe të atyre që kanë humbur jetën, duhet të pranojmë që gjendja e Iranit të sotëm nuk është e drejtë dhe populli nuk ndihet mirë”, ishin fjalët e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu