Tablo e dyfishtë! Shkodra nën ujë, Fieri nuk paraqet probleme nga kushtet atmosferike

0

Prej të dielës Shqipëria është nën pushtetin e ujit për shkak të reshjeve masive të shiut. Veriu i vendit, kryesisht Shkodra, ka probleme të theksuara pasi uji ka vërshuar brenda banesave si dhe ka dëmtuar një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës rrugore.

Ndërkohë në qarkun Fier, situata nga reshjet e shiut deri në këto momente ka qenë e qetë. Kështu, strukturat vendore të mbrojtjes civile pranë bashkive dhe nga struktura të tjera në nivel lokal nuk ka patur raportime për problematika në terren.

Gjatë ditës së sotme Prefekti i Qarkut Fier, pa nga afër disa pika kritike përgjatë lumit Vjosë, niveli i të cilit ishte në kuota normale dhe pa rrezik përmbytjesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu