“Hajdut” serial në Itali, arrestohet në Bubq 33-vjeçari/ Policia: Do të ekstradohet, ka kryer vjedhje me pasoja të rënda (EMRI)

0

Policia ka arrestuar 33 vjeçarin Edison Shota sot në Bubq me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë pasi i riu është i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Gjykata e Avelinos në Itali ka caktuar masën arrest me burg për vjedhje me pasoja të rënda në këtë shtet.

Njoftimi:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Kapet në Bubq, Krujë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 33-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:
– E. Sh., 33 vjeç, banues në Bubq, Krujë.

Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu