Futbollisti 23-vjeçar ‘shtang’ të dashurën në fushën e lojës, i bën propozimin e jetës. Merr duartrokitjet e gjithë stadiumit

0

Një ngjarje, të cilën nuk është se e shohim shpesh në fushat e gjelbra, ka ndodhur së fundmi në stadiumet amerikane të futbollit, teksa një futbollist i ka propozuar të dashurës së tij live, në sy të të gjithë sportdashësve të skuadrës ku ai luan.

Mesfushori, Hasani Dotson, i cili luan për skuadrën e Minessota United FC në Major Ligën amerikane të futbollit, i propozoi të dashurës së tij në fushë pas barazimit 2-2 ndaj San Joze. Ky veprim i 23 vjeçarit surprizoi edhe tifozët e pranishëm në stadium, të cilët nuk i kursyen brohorimat dhe duartrokitjet.

Pas përfundimit të ndeshjes, Dotson, shkoi pranë të dashurës së tij, e cila ndodhej në fushë, nxori unazën u ul në gjunjë dhe e propozoi për martesë. Ajo nuk nguroi për të thënë “po”, duke fituar duartrokitjet e gjithë stadiumit. Ky moment u bë viral në rrjete sociale.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1703495383182239

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu