Po hetonte dosjen e Gruevski-t, shkarkohet papritur gjyqtari maqedonas

0

Gjyqtari maqedonas Goran Boshevski është shkarkuar me 10 veta “pro” nga Këshilli Gjyqësor. Boshevski ishte duke u marrë me rastin e ish-PSP me emrin e koduar “Trajektorja”, në të cilën akuzohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Këshilli Gjyqësor përcaktoi kryerjen joprofesionale dhe neglizhencë të funksionit gjyqësor. Gjyqtari i shkarkuar nuk do të gjykojë më me vendim, por ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë.

Ai gjithashtu është përkohësisht larg kryerjes së funksionit gjyqësor, domethënë derisa vendimi i Këshillit të bëhet përfundimtar.

Gjyqi për autostradat kineze, i udhëhequr nga Boshevski, filloi në dhjetor 2017 dhe ende nuk ka përfunduar. Dy vjet pas fillimit të gjyqit, rasti, kundër Gruevskit i cili akuzohej për marrje ryshfeti, është vjetëruar. Me shkarkimin e Boshevskit ,ky rast do të marrë një gjykatës të ri, dhe procesi duhet të fillojë zyrtarisht nga fillimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu