“Dua të zbres”, Bebe Rexha panikoset gjatë udhëtimit, ja çfarë ndodhi në avion

0

Bebe Rexha duket se nuk e ka nisur muajin korrik me këmbën e mbarë. Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është gjendur në një situatë aspak të këndshme gjatë udhëtimit të saj me avion.

Një problem në kullën e trafikur ajror ka bërë që fluturimi të zgjasë dy orë më shumë. Pas lajmërimit që bëri piloti, Bebe Rexha është panikosur dhe këtë gjendje e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturumi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, – shkruajti ajo.

Në storyt e rradhës ajo lajmëroi se aeroplanit i ndërruan kahje duke e zhvendosur drejt Uashingtonit, por sërish pasagjerët nuk janë lënë të dalin nga avioni.

Si përfundim këngëtarja ka treguar se avioni ka zbritur dhe janë të sigurt, edhe pse dera e hyrjes ishte thyer.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu