Garda në panik,ngrihet droni një orë para fjalës së Ramës

0

Garda është alarmuar në sheshin “Skënderbej” pasi është ngritur një dron.

Ngritja e dronit është bërë një orë para nisjes së fjalës përshëndetëse të kryeministrit Edi Rama në shesh.

Droni ka mbërritur deri në perimetrin ku do të mbajë fjalën Rama dhe është pikasur nga grupet e vëzhgimit dhe kolegët e tyre kanë lokalizuar ngritësit e dronit.

Ata ishin një grup personash që po qëndronin tek shkallët e muzeut kombëtar. Të gjithë janë pyetur për identitetin dhe arsyen përse kanë ngritur dronin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu