Gardisti dhe dy shokët e tij i hyjnë në banesë për të vjedhur kokainë, i riu i denoncon: Thanë jemi policia

0

Ai quhet shkurt Gyli, punon në Gardën e Republikës dhe kishim bërë plan që së bashku me dy të tjerë të vidhnim katër kilogramë kokainë në banesën e E.M”- kështu e nisi njëri nga të dyshuarit rrëfimin e tij , duke ekspozuar emrin e njërit prej bashkëpunëtorëve që më pas rezultoi se ishte realisht efektiv i Gardës së Republikës dhe quhet A.Kala tha një burim pranë policisë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Hetimi i komisariatit numër 2 së bashku me SHÇBA, i nisur pas një kallëzimi nga një qytetari i cili dyshonte se kishin tentuar t’i vidhnin me armë banesën në kryeqytet, çoi mes të tjerash në pranga edhe gardistin.

Fillimisht – pohoi një burim i gazetares Hoxha, – u këqyrën kamerat e sigurisë, ku edhe dallohen disa persona që marrin shkallë druri për tu ngjitur në një ballkon që përkon me banesën e shtetasit E.Mosko.

Bëhet me dije për gazetaren, Hoxha se është pyetur Mosko që ka pretenduar se e kishin telefonuar dy ditë pas tentativës për ta grabitur dhe i ishte thënë ‘UNË JAM terrori i mbrëmjes , bëj gati një zarf’.

Pas kësaj telefonate i riu i është drejtuar menjëherë policisë, ndërsa në datën 1 qershor kallëzuesi është telefonuar sërish.

“Aman na i mbyll këtë çështje, të kërkojmë falje , në qoftë se na ndihmon me shtetin do të tregojmë se kush na solli tek ti” – mësohet t’i ketë thënë telefonuesi.

Denoncuesi pretendon se i është përgjigjur se nuk është as ministër, as drejtor- “kështu që nuk kam se si ju ndihmoj”- citoi një burim për gazetaren Anila Hoxha . Ndërkohë që ka shtuar se informatori i ka dresuar gabim pasi ai nuk ka as lekë në shtëpi dhe asgjë tjetër.

Më tej shtojnë burimet janë pyetur të dyshuarit mes tyre edhe efektivi i gardës. Shtetasi S.Q sipas një burimi pranë SHÇBA ka rrëfyer se kishin bërë plan sipas informacioneve të “informatorit” së bashku me tre të tjerë ku ishte edhe gardisti për të vjedhur një sasi kokaine prej 4 kg.

Një person nën hetim mësohet se ju ka treguar informacionin mbi banesën ku sipas tij gjendej kokaina. I dyshuari tjetër i ndaluar shton “të nesërmen shkoi poshtë pallatit vetëm personi i gardës me emrin Gyli, morëm edhe shokun tonë F. dhe së bashku u nisë. F mori armën e Gylit, e futi në brez, pastaj u ngjitëm drejt vilës. I ramë ziles. Kishim bërë plan kur sapo të hapej dera ti vendosnim pistoletën në kokë. Por dera nuk u hap. Njëri prej nesh tha- “nuk bëhet kjo punë. F. na propozoi ta bënim sipas mënyrës së tij, të visheshim sikur ishim policia e të trokisnim sërish. Atëherë, ikëm dhe shkuam për të pirë një cigare hashash. Pikërisht këtu ndryshuam plan dhe vendosëm të vidhnim një argjendari pranë një funerali”

I penduari tregon më tej sipas gazetares Hoxha se ” plani u anulua pasi F. tha që do kishim policët nëpër këmbë, po më pas gardisti ka kërkuar që ta shtyjnë ngjarjen pasi nuk donte që të grabiste me armën e punës”

Burimet e SHÇBA pohojnë për gazetaren Hoxha se përfundimisht të dyshuarit kanë vendosur të rikthehen për grabitjen e kokainës, referuar informacionit të një shoku të E.M.

Ata kanë trokitur dhe kanë thërritur “hape se jemi policia’ thonë burimet e sigurta dhe kur i zoti i shtëpisë ka reaguar ka ndodhur edhe përleshja mes policëve të rremë dhe E.M.

Nga rrëfimi i E.M ata e qëlluan me shkelma, njëri prej tyre e mbushi por arma nuk shkrepi ndërsa dëgjonte “vrite vrite”

Policia ka zbuluar me këtë rast edhe nofkat e të dyshuarve si ata e thërrisnin njëri tjetrin, si Lupino, Çerri dhe Çuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu