Gati për plazh? Ja si do të ndryshojnë temperaturat

0

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjatë paradites.

Parashikohet që pasditja të lërë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulëta, por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në  mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 17°C mëngjesi deri në 41°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës deri pasdite mbetet me mot të kthjellët. Por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të kthjellëta.

Por pasditja sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor kryesisht në zonat lindore të MV.

Rajoni dhe Europa

Mot i kthjellët por shumë i nxehtë dominon vendet e Europës Juglindore dhe Jugperëndimore.

Por situata mbetet problematike në vendet e Europës Qendrore, Veriore dhe Lindore për shkak të rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu