Gazetari për ‘shtëpitë e barit’: Kanë dalë llamba që nuk harxhojnë energji

0

Ai shtoi më tej se ka shkuar në Amsterdam për t’i parë vetë dhe se me futjen e tyre në Shqipëri, idenfitikimi i shtëpive të kanabisit nuk do të jetë kaq i thjeshtë.

TIRANË- Zbulimi i shtëpive të kanabisit deri më sot është bërë përmes faturave të energjisë elektrike. Sa më e lartë të ishte në proporcion me personat që jetonin në shtëpi, aq më shumë dyshohej që një apartament mund të ishte kthyer në laborator droge. Kjo, pasi llambat e përdorura deri më tani kishin një konsum të lartë energji, por gjërat pritet të ndryshojnë.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Të paekspozuarit” tha se kanë dalë llamba të reja që nuk harxhojnë shumë energji. Ai shtoi më tej se ka shkuar në Amsterdam për t’i parë vetë dhe se me futjen e tyre në Shqipëri, idenfitikimi i shtëpive të kanabisit nuk do të jetë kaq i thjeshtë.

“Kanë dalë llamba që nuk harxhojnë energji. Unë shkova deri në Amsterdam për t’i parë. I kishin të gjitha ndryshe. Kanabisi nuk do nxehtësi, por ndriçim, kanë nxjerrë këto llamba, por kushtojnë shumë. Dhe që të zbulohen shtëpitë e kanabisit, policia duhet të ketë bashkëpunim shumë të ngushtë me doganat, llambat ku shkojnë që futen në Shqipëri? Ato janë lamba studiosh, por kur futen në sasi, ngrihen pikepyetje. Po ventilator? Për çfarë duhet në atë sasi të madhe,”- tha Hoxha ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu