Gazetari reagon ndaj librit të Bashës : ‘E mori më qafë Edi Rama këtë’

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka botuar vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare librin me titull “Misioni im”.

Botimi për herë të parë i një libri nga Basha, nuk ka kaluar pa reagime.

I pari që e ironizon kryedemokratin është gazetari Mero Baze, duke thënë se Basha mendon që do të fitojë zgjedhjet njësoj si Rama, i cili publikoi librin “Kurban” para se të bëhej kryeministër.

“E mori më qafë Edi Rama këtë. Ky beson se ai fitoi pse shkruajti librin “Kurban”. Dhe ka porositur një libër tek Fariu, por jo me titullin “Misioni i Unazës” por “Misioni im”. Problemi është që Rama e ka shkruar vet. Ky as e ka shkruar, e as e ka lexuar. Tek çmimi s’ka toleruar”, shkruan gazetari Baze në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu