Hailey ka një tatuazh për të cilin është penduar, ja në cilën pjesë të trupit e ka

0

Keni në trupin tuaj tatuazhe për të cilat jeni penduar, apo jeni nga ata që dëshironi shumë një tatuazh, por keni frikë mos pendoheni për të?

Tek këta të dytët bën pjesë Hailey, partnerja e Justin Bieber, e cila ka disa tatuazhe minimaliste të lezetshme në trupin e saj.

Duart e Hailey-t janë të mbushura me tatuazhe, por për njërin prej tyre është penduar. Në një intervistë për “Elle”, modelja tregon tatuazhin i cili s’i pëlqen ta ketë më në trupin e saj.

Bëhet fjalë për një skicë pistolete në pjesën e brendshme të gishtit.

“Si 18-vjeçare, mendoja se dukej bukur. Por tani që jam 24 vjeç nuk do ta bëja kurrë. Mendoj se armët janë të dhunshme,” u shpreh ajo.

Epo, gjëra që ndodhin!

Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt. Së fundmi Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

“Ai ishte në një fazë të jetës kur mund të merrte vendime të tipit: ‘s’merrem më me vajzat, nuk bëj më budallallëqe. Kam hequr dorë nga festat e çmendura’, është shprehur Hailey për Elle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu