Gazetari rrëmbehet nga grupi xhihadist, kërkon ndihmë me anë të një videoje

0

Gazetari francez Olivier Dubois, i cili u zhduk në Mali, Afrikë muajin e kaluar, tha në një video të publikuar në rrjete sociale të mërkurën, në 5 maj, se ishte rrëmbyer nga një grup xhihadist dhe u lut për ndihmë nga autoritetet franceze.

Nuk është ende e qartë se kur është filmuar videoja dhe CNN thotë se “s’ka qenë në gjendje ta verifikojë në mënyrë të pavarur”. Në video, Dubois thotë është rëmbyer në 8 prill, nga një grup i lidhur me Al Kaeda-n që njihet si JNIM, një akronim për “Grupi për Mbëshetjen e Islamit dhe Muslimanëve”.

Ministria e jashtme franceze dhe një zëdhënës i qeverisë thanë se “po kryhen verifikime teknike të videos”.

Dubois është një korrespondent me seli në Mali dhe në Sahel, ku raporton rregullisht për disa media franceze, përfshirë revistën Le Point dhe gazetën Libération. Kohët e fundit, ai kishte përgatitur një histori rreth një grupi militant xhihadist në rajonin Gao.

Autoritetet thanë se janë në kontakt me familjen e gazetarit, teksa po punojnë për ta zgjidhur sa më shpejt çështjen.

Reporters Without Borders (RSF) thanë se ishin informuar për zhdukjen e Dubois dy ditë më vonë, por nuk e bënë publik rrëmbimin e tij në mënyrë që kjo të mos pengonte “mundësinë e një rezultati të shpejtë pozitiv”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për sigurinë e gazetarit Olivier Dubois dhe i nxisim autoritetet të hetojnë plotësisht zhdukjen e tij,” u shpreh Angela Quintal, koordinatore e programit afrikan “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve”.

“Shumë shpesh, zhdukja e një gazetari pasohet nga tragjedi dhe pyetje pa përgjigje. Shpresojmë që të mos ndodhë kështu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu