Gazetari siguron fotot e rënda të Klodian Rashës: Ka plagë me 10 qepje në kokë, familja më ka kërkuar të mos i publikoj

0

Gazetari Spartak Koka, ka deklaruar në emisionin Opinion se ka foto të viktimës Klodian Rasha, ku shihet i ndjeri me një plagë me 10 qepje në kokë, por nuk mundet t’i publikojë ato pasi nuk ka autorizimin e familjes.

Koka: Kam fotot të kufomës së viktimëa që ka plagë të mëdha në kokë, familja më ka kërkuar që të mos i publikoj fotot. Në respekt të dinjitetit të të vdekurit, ka një plagë me 10 qepje në kokë. Familjarët thonë se viktima ka plagë të madhe në kokë. Prokuroria në rrugë jozyrtare ka thënë që ka qenë një plumb. Unë mund tiua sjell fotografitë.

Fevziu: Më si foton që unë më pas të vendos nëse mund ti publikoj.

Marku: Është joetike, mos të publikohen.

Koka: Unë e kam pyetur familjen, dhe nuk doja që ti publikoja pa marre miratimin e tyre. Janë foto sensitive, në respekt të viktimës nuk dua ti publikoj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu