Gazetari Skëndaj: Mos u bëfshi për spital, urgjenca pret mbi 325 të sëmurë në ditë, ka vetëm 20 shtretër

0

Për pasojë qytetarët shqiptarë detyrohen të shkojnë tek spitalet private.

Gazetari Erjon Skëndaj denoncon faktin që në urgjencën e vetme për sëmundjet e brendshme në QSUT nuk ka shtretër për të sëmurët. Në një postim në facebook, Skëndaj shkruan se këto ditë urgjenca pret deri në 325 pacientë në ditë, pork a gjithsej vetëm 20 shtretër. Skëndaj shton se edhe pse nuk ka më të shtruar për shkak të koronavirusit, urgjenca tjetër mbetet bosh në pritje të atyre të infektuarve me Covid-19 që nuk janë më shumë se dy në ditë. Sipas Skëndajt, edhe urgjenca kirurgjikale ka mbetur bosh, pasi me firmën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është kthyer në një pavion Covid që nga muaji janar dhe vijon të mbetet i padisponueshëm për pacientët e sëmurë. Për pasojë qytetarët shqiptarë detyrohen të shkojnë tek spitalet private.

Denoncimi i plotë:

Miq mos u befshi per spital!!! Ne urgjencen e vetme per semundjet e brendshme ne QSUT ke pak shance te gjesh menjehere nje shtrat te lire! Kjo pasi ne dite urgjencat kane arritur shifren rekord 325 paciente qe duhet te sistemohen ne vetem 20 shtreter, cmenduri!!!! Dhe nuk mbaron me kaq pasi, perballe, urgjenca tjeter qendron thuajse bosh ne emer te trajtimit te rasteve covid qe edhe pse jane shtuar ne 10 ditet e fundit gjithesesi nuk e kalojne shifren e 2 urgjencave ne dite ku pacientet thuajse nuk qendrojne fare ne urgjence pasi nuk kane cfare sherbimi te marrin qe kur edhe 2 skanerat jane prishur dhe kesisoj hospitalizohen menjehere ne spitalin covid 3. Nderkohe nga janari ne mars 2022 urgjenca kirurgjikale ne QSUT, e kthyer ne urgjence covid me firmen e Manastirliut, qendroi bosh pa pritur asnje pacient nje veprim kriminal qe duhet hetuar pasi iu mbyll dera rreth 1000 urgjencave ne jave me probleme serioze abdominale qe u degdisen po me firmen e ministres 5 dite te Trauma dhe 2 dite ne Sanatorium ku u kthyen ne pacient te dores se dyte pasi keto dy spitale me veshtiresi arrijne te menaxhojne rastet specifike per te cilat jane specializuar. Nderkohe nga marsi deri ne mes te qershorit 2022 e njejta urgjence ka prituar 1 a 2 paciente ne jave, maksimumi per 1 ore qendrimi.  Tani kujt i intereson nje vendimarrje e tille qe con uji direkt tek privati ne dem te pacientit? Normal kur te shohesh nje urgjence qe punon si ne kohe lufte, ku ska shtreter te lire cdokush do mendoj qe me shendetin nuk behet pazar dhe do e mbaj frymen tek privati ku te rrjepin pa u sistemuar ende mire. A thua eshte kjo shendetsia falas qe premton kryeministri dhe se kemi kuptuar ne mire? Apo eshte ndonje strategji e fshehte per te ulur shpenzimet spitalore dhe per te kompesuar sadopak vjedhjen e legjitimuar permes skemave ppp te Sterilizimit, Laboratoreve & CO?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu