Gjatë transmetimit LIVE/ Gazetarit i bie ekrani gjigand mbi shpinë

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një emision sportiv në Kolumbi.

Gjatë transmetimit live në kanalin ESPN, një ekran i madh u shkëput nga muri dhe ra mbi gazetarin e ftuar.

Siç duket edhe nga video-ja goditja ishte e fortë aq sa shkaktoi tronditjen e të gjithë studios.

Gazetarit iu përplas fort koka për tavolinë, ndërsa moderatori u zbardh në fytyrë nga ajo që sapo kishte parë.

Menjëherë ai kërkoi publicitet, pasi kishte ngecur dhe nuk dinte se si të vepronte.

Sipas informacioneve nga mediat e huaja, gazetari nuk ka pësuar dëmtime shumë serioze dhe ndodhet në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu