‘Khaleesi’ e “Game of Thrones” kërkon dashurinë online/Ja cilin aplikacion përdor aktorja e njohur

0

Emilia Clarke ka pranuar publikisht se ka përdorur një aplikacion për të gjetur dashurinë, shkruan “The Sun”.

Aktorja 34-vjeçare ka luajtur rolin e Daenerys Targaryen apo e quajtur ndryshe Khaleesi ne serialin me famë botërore “Game of Thrones”.

Clarke,thuhet se ka krijuar një profil në aplikacionin “Raya”, i cili synon vetëm “të pasurit dhe të famshmit”.

Një burim tha: “Njohjet kanë qenë thuajse të pamundura për shkak të izolimit nga koronavirusi, por disa miq biseduan me Emilia-n për ta bindur që të merrte pjesë në ‘Raya’. Ajo pranoi t’i jepte një shans”.

Mirëpo, një tjetër shtoi: “Së fundmi, ajo e fshiu profilin që kishte, sepse nuk gjeti atë që po shpresonte të gjente”.

Ndoshta historia me Jon Snow e ka goditur më shumë seç mund ta mendonim.

Emilia ka qenë e lidhur me regjisorin e filmit, Charlie McDowell, si dhe me James Franco, Seth MacFarlane.

Aplikacioni ka tërhequr edhe artistë të tjerë, si Sam Smith, Paul Mescal, carol Vorderman dhe Candice Brown.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu